8.7 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Pacolli reagon ashpër ndaj Qeverisë Kurti: Në mënyrë primitive, diktatoriale, më ndalon të kthehem në Kosovë




Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur e fluturimin e tij nga Zvicra për në Kosovë, gjë që u përfol mjaft shumë gjatë ditës së djeshme, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli e quan tronditëse faktin se s’po lejohet të vijë në Kosovë, mbi të gjitha, thotë ai, është shëndeti i tij ai që rrezikohet, duke shtuar se Qeveria aktuale, të cilën Pacolli e quan primitive dhe dikatoriale, po e privon atë të kthehet në vendin e tij për të zhvilluar veprimtarinë parlamentare.

“Është tronditëse kjo që po ndodh me mua! Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetësore, diçka që ua dëshmova me dokumente, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shëndetësor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!”

“Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem në vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!

Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet nderkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie!”,shkruan Pacolli.

Njoftimi i plotë i tij:

“Është tronditëse kjo që po ndodhë me mua! Pas dy mujësh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetsore, diçka që ua dëshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shëndetesor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!

Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrëzimin e saj!

Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem në vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!

Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet nderkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie!

Nuk është akt trimërie, por disfate! Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët! Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare?

Kush jeni ju që paragjykoni votën time? Po nëse unë do ta shpallja publikisht se do të votoja pro jush – a do të më pëngonit? Jo, nuk e besoj! Ju kam votuar duke besuar tek rotacioni, tek energjia e re e votuesve tuaj, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodhë ndaj meje, është zhgënjyese! Kjo është pergjigjja ndaj sjelljeve të mia ndaj jush!”. /gazetametro.net




TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT