Gjatë ditës u raportua se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci, ka marrë vendimin për ta pezulluar procedurën e grantit që daja i deputetes Fitore Pacolli e kishte fituar.
Sigurisht, Peci nuk kishte pranuar që këto veprime përbënin shkelje ligjore, mirëpo në fund si duket u tërhoq.
Pas këtij pezullimi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar sekretari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli, ku thotë se pezullimi i granteve është një fitore e Kosovës kundër korrupsionit.
Pacolli tutje thotë se hapi tjetër është anulimi i tyre.