Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi ku thotë se ministra hajna, mosmirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës e gënjeshtar janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë.
Duke mos përmendur emër, Pacolli shtoi se këta ministra për kauza të rreme lëndojnë gratë që kanë humbur gjithçka luftë. Pra, bëhet fjalë për ministrin e Bujqësisë Faton Peci.
Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”, shkroi Pacolli në Facebook.