Lideri i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka prezantuar kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sulltan apo Astana siç është quajtur më parë.
Pacolli tha se shqiptarët janë projektues dhe ndërtues kryesorë të këtij qyteti.Ai theksoi se i vjen keq që nuk pati mundësi që edhe Kosovën ta ndërtojë kështu.
Kjo sipas tij për shkak të mungesës së forcës politike.
“Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundesinë (Për mungesë të forcës politike) me ndertuar kështu edhe Kosovën!”.