Pacientët nuk do të kenë më nevojë të paguajnë participimin prej 3 eurove në Emergjencën e Mitrovicës.
Njoftimin e bëri doktori Remzi Rrahmani njëherësh asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
“Të dashur qytetarë, Në këto momente Kuvendi Komunal i Mitrovicës me propozimin tim votoi unanimisht për largimin e participimit prej 3 eurove në shërbimin e emergjencës. Nga sot do të merrni shërbime në emergjencë pa paguar asgjë. Ju paqa me shëndet! “.