Gazetari Adriatik Kelmendi ka kritikuar deputetët e Kosovës që për 45 herë dështuan në procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ai ka pyetur, nëse dikush nga deputetët deri me tani e ka refuzuar pagën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se pa punë nuk ka pagesë.
“Bravo! Veç 45 herë dështuan deputetët ta konstituojnë Kuvendin. A e ka refuzuar ndonjë prej tyre pagën, së paku?! Pa punë, s’ka pagesë”, ka shkruar Kelmendi.