14.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Pa ngrohje çerdhja e vetme publike e Mitrovicës

Rrezet e diellit ishin burimi i vetëm i ngrohjes nëpër dhomat e çerdhes “Gëzimi ynë” në Mitrovicë, këtë të premte.

Fëmijët e institucionit të vetëm parashkollor publik në këtë qytet, qëndruan në të ftohtë pasi aty nuk funksionoi sistemi i ngrohjes.



Problemi që u shfaq të premten, detyroi fëmijët të gjejnë zgjidhje alternative, të cilët u ngrohën duke luajtur në diell.

Si pasojë e mungesës së ngrohjes, disa prindër hezituan t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe, derisa udhëheqësit e saj thanë se po punohet që problemi të evitohet sa më shpejtë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT