18.2 C
Mitrovice
E enjte, 26 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Osmani thotë se në Qeverinë e re do të jetë kryeparlamentare ose kryediplomate

Vjosa Osmani është deklaruar për postet që potencialisht mund t’i mbajë në Qeverinë e re.

Teksa theksoi se do të respektohet vullneti i qytetarëve që kryeministër të jetë Albin Kurti, sa i përket posteve të tjera Osmani tha se ende nuk janë diskutuar këto detaje.

Në një intervistë në Opinion, ajo përmendi Kuvendin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Unë personalisht, do të shoh, akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku t’i shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim”.

Ajo ka folur edhe për kreun e LDK-së Isa Mustafa, dhe pozicionimin e tij pas formimit të qeverisë.

“Zoti Mustafa nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e qeverisë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT