7.3 C
Mitrovice
E diel, 18 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku dje nisi Samiti i Komunitetit Politik Evropian, duke mbledhur liderë shtetërorë evropianë, shkruan IndeksOnline.

Duke e përshkruar Erdoganin si mik të palëkundur të Kosovës, Osmani e falënderoi atë për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës.

E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi presidentja, pas takimit me homologun turk./IndeksOnline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT