Gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër pas lajmit se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka shkëputur kontratën me mikun e madh të Kosovës, raportimi i të cilit gjatë luftës, sa ishte ambasador i Kombeve të Bashkuara, ishte kyç për fillimin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, shkruan mitrovicasot.net
Syla ka thënë se Osmani është një “idiot-politike”, “gërrnaçe tipike”. Tutje, Syla ka thënë se Walker është mik i Kosovës dhe se me këtë veprim Osmani po na bën horë dhe e ka cilësuar si tendencë për t’i ndërprerë lobimet amerikane.
Postimi i plotë i Sylës:
Tendeca me i nderpre kontratat me Amerikanë… sikur rasti i Vjosa Osmanit me Walkerin nuk është vetëm një tendencë… me rujt buxhet, por me i nderpre lobimet amerikane.
Kjo sjellje, me ja ndërpre kontratën njeriut qē e dha dritën e gjelber për ta bombarduar Jugosllavinë e Milloshevicit kur ishte Kryeambasador i OSBE’së, kallxon qē në krye të shtetit nuk është një grua kosovare, por është një bukë-përmbys… idiot-politik, dhe gërrnaçe tipike…
Ëalker, meriton ma shumë se 60 mijë veteranë fallco. Është një mik i Kosovës. Mos na bo horë Vjosa Osmani për 6 muaj, se veç ushtruese e detyrës je, edhe prapa vetës veç atë Haxhi Abdylin e ki. Nuk je ti pernime aty. Je vegël e Albin Kurtit që po të perdor me i shkëput lidhjet me amerikanë.
Marre… e paske bo Kosovën qirak se i paske rujtë do pare koti. Por, këtë po e bënë me i tregu eurodeputetëve koti që s’ti japin as vizat për qytetarët tu… qe lojalitetin e ke në Bruksel, para Ëashingtonit e Quintit që na solli lirinë me një telefon dhe raport pas Reçakut, pikërisht nga njeriu që e shkarkove sot, nga kontrata.
Përpos që po me vjen marre prej Presidentes time. Edhe po ma gërrditë identitetin tim si kosovarë e shqiptar.