14.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Osmani pritet me nderime të larta në Zvicër, mërgimtarët e presin me dhurata

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj dytore shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Keller-Sutter.

Ajo është pritur me nderime të larta shtetërore, teksa në Bundesplatz në Bernë janë mbledhur edhe shumë mërgimtarë në pritje të Osmani, shkruan Reporteri.net.

Në pamjet nga ceremonia të publikuara nga Presidenca, Osmani shihet duke u përshendetur me mërgimtarët. Disa prej tyre i kanë bërë edhe dhurata.

Në kuadër të agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të mbajë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe PKeller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen.

Në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

“Vizita shtetërore e Presidentes Osmani jo vetëm që ka karakter historik, por edhe simbolik, pasi thekson marrëdhëniet e ngushta, të qëndrueshme dhe shumëdimensionale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Ato janë marrëdhënie të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, vlerat demokratike dhe një bashkëpunim të ngushtë shtetëror”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT