18.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Osmani: Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se shpreson që marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së të përmbyllet sot.

Këtë ajo e tha para gazetarëve, pak para se të hyjë në takimin e LDK-së. “Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot. Mbledhja është ftuar që të përgatitmi për seancën e të hënës”, tha Osmani para gazetarëve.

“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen. E tëra çfarë mund të them është se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha tutje ajo. Kryesia e LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për veprimet e mëtutjeshme. Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet të hënën në ora 11:00.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT