Presidentja Vjosa Osmani në konferencën për media të mbajtur të martën u përgjigj në pyetjense sa do të vonohet Gjykata Kushtetuese për të marrë vendim për çështjen që ajo e ka dorëzuar
Osmani tha se shpreson që Gjykata ta prioritizojë këtë çështje dhe të vendosë sa më shpejt.
“Unë nuk e di sa kohë mund t’i marrë Gjykatës për të vendosur për të gjitha meritat e kësaj kërkese, por duke pasur parasysh se si po rrezikohet rendi kushtetues i vendit tonë mbes me shpresë që Gjykata do ta prioritizojë këtë temë dhe do të vendosë sa më shpejt që të jetë e mundur duke pasur parasysh rrethanat”.
Presidentja Osmani, i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për sqarim rreth situatës pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./gazetametro.net