6.2 C
Mitrovice
E hënë, 9 Mars, 2026

Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK

Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar si opsion rikthimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas 4 prillit.

Osmani tha se vendimin për rrugën përpara do ta marrë bazuar në interesin e vendit.

E pyetur specifikisht nëse është opsion rikthimi në LDK, Osmani tha se “do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme”.

Pas 4 prillit, tha se do të bëj vlerësim të ri, duke shtuar se politika është e paparashikueshme.

“Unë do ta kryej detyrën time me nder si Presidente e Republikës së Kosovës deri më 4 prill, pas kësaj, do ta bëj një vlerësim të ri se çka në momentin konkret është në interes të Republikës së Kosovës dhe në bazë të këtij kriteri do ta marr vendimin për rrugën përpara…Politika ndonjëherë është e paparashikueshme, thjeshtë duhet ta japim kontributin me tërë qenien tonë dhe ta kemi interesin e vendit parësor”, ka thënë e para e vendit.

Në qershorin e vitit 2020, kryesia e LDK-së e shkarkoi Osmanin nga të gjitha postet partiake, për shkak të kundërshtimeve të shprehura lidhur me prishjen e koalicionit qeverisës me LVV-në dhe kundërshtimit të krijimit të qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT