Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me senatorin amerikan, Andy Kim.
Në këtë takim, sipas Osmanit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fusha të rëndësishme, si siguria, zhvillimi ekonomik dhe inovacioni.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme që vendi i saj merr nga Kongresi Amerikan.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan! 🇽🇰🇺🇸 Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, ka shkruar Osmani.