Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë dy ditore në Bruksel.
Ajo sot ka takuar Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.
Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nga Brukseli.
“Komisioneri Varhelyi pret ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidentja në detyrë do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.
Ndërkaq, sonte në mbrëmje, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.




