0.5 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Osmani: Mërgatën po e duan të gjithë kur po dërgon remitenca, ta duan edhe për zgjedhje

Presidentja Vjosa Osmani e ka arsyetuar caktimin e datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që t’i mundësohet votimi edhe mërgatës.

Osmani tha se partitë duhet ta duan mërgatën edhe për zgjedhje, sikurse kur dërgojnë remitenca e investojnë në vend

“’Të gjitha partitë kanë thënë që nuk janë kundër mërgatës. Pse po paragjykoni se mërgata është vetëm në favor të një partie. Këto janë zgjedhje të reja, partitë janë deklaruar se nuk janë kundër pjesëmarrjes së mërgatës. Si Presidente kam detyrim që të zgjedh një datë kur kemi pjesëmarrje më të madhe. Sipas Ligjit që e kanë miratuar po nga këto parti, mërgata ka të drejtë të barabartë për votë sikurse të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.

“Ata kanë të drejtë…Nëse janë në Kosovë në atë datë, janë mëse të mirëseardhur. Se kur mërgata po investon në Kosovë, kur po dërgojnë remitanca në vlerë të buxhetit të Republikës së Kosovës, kur po investojnë në bizesese që po krijojnë vende të punës, të gjithë po i dojnë. Duhet t’i duan edhe kur vijnë me i vizitu familjet, edhe për datën e zgjedhjeve. Si Presidente, do ta mbroj të drejtën e tyre”, ka deklaruar Osmani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT