-5 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Osmani: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Në prag të marrëveshjes ekonomike të Kosovës me Serbinë, shumë persona po e komentojnë përmbajtjen e tyre dhe po shprehen kurioz se çfarë do të ndodhë më pas, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale.

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë. Në takim prezent do të jetë edhe kreu i SHBA-së, Donald Trump.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT