Situatë e rënduar ka qenë mbrëmë dhe sot në Pejë, pasi vërshimet atje morën jetën e dy personave, nënë e bir, si dhe shkaktuan demë të shumta materiale.
Vizitat nga politikanë, ishin po ashtu të shumta, megjithatë, në vendin e ngjarjes s’u panë tre krerët shtetërorë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca,
Derisa situata vazhdon të jetë e rënduar edhe për shkak të dëmeve materiale, disa politikanë vizituan sot Pejën dhe lagjet më të prekura. Por jo edhe krerët e shtetit.
As kryeministri, as presidentja e as kryeparlamentari s’u panë sot në Pejë.