16.1 C
Mitrovice
E martë, 16 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Osmani: Kosova nuk e ka refuzuar gazsjellësin, në fushën e energjisë jemi me SHBA-në

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk e ka refuzuar projektin e e MCC-së për gazsjellësin.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk ka refuzuar asnjë projekt dhe se ka vendosur që të bashkëpunojë më SHBA-në.

“Kosova nuk ka bërë asnjë refuzim, Kosova ka vendosur që në fushën e energjisë të bashkëpunojë me Amerikën. Është ruajtur komplet projekti me MCC dhe është ruajtur komplet raporti me SHBA-në. Janë dy aspekte në vendime të tilla, është aspekti gjeostrategjik dhe aspekti ekonomik. Në aspektin gjeostrategjik Kosova bashkëpunimin e saj në fushën e energjisë, duhet ta bëjë me Amerikën sepse kjo është një prej betejave më të rëndësishme në botë, beteja kundër gazit Rus. Çdo vendim që ka të bëjë me energjinë duhet të bëhet me Amerikën.”, tha presidentja Osmani.



Ajo ka thënë se projektet rreth energjisë janë duke u bërë me Amerikën.

“Në aspektin e strategjisë nxitja ime në raport me të gjitha institucionet, ne jemi me Amerikën por aksush nuk e ka refuzuar projektin. Por projektet e energjisë janë duke u bërë me Amerikën dhe kjo nuk do të ndryshojë.”, u shpreh ajo në Prime Time të Kanal 10.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT