0.7 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Osmani kërkesë partive politike: T’i shkarkojmë anëtarët e Listës Serbe, prej të cilëve varet Qeveria Hoti

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike në Kosovë që miratojnë rezolutën në Kuvend, përmes së cilës i kërkohet Qevëerisë shkarkimi i anëtarëve që po e përkrahin presidentin serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se Qeveria e Kosovës varet nga votat e Listës Serbe, por se anëtarët e kësaj të fundit duhet të shkarkohen.

“Ftoj të gjitha partitë politikе që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Osmanit:

Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë.

Ftoj të gjitha partitë politikе që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT