Më 23 prill 2025, drejtori i OJQ-së ADMOVERE, Shkëlzen Gashi, kishte paraqitur kërkesë zyrtare te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për mbështetje dhe patronazh institucional për realizimin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
Në kërkesën, e cila ishte refuzuar nga Osmani, thuhej se ekspozita ishte një projekt me peshë simbolike dhe përkujtimore, që synonte ruajtjen e kujtesës kolektive për viktimat civile të luftës në Kosovë.
Dokumentit i është bashkëngjitur edhe një plan i detajuar financiar, ku vlera totale e projektit figuron 25 mijë euro.



