22.1 C
Mitrovice
E martë, 22 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Osmani dorëzon lëndë të re në Kushtetuese: Kërkesa ka për qëllim qartësimin e pasojave juridike të moskontituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka dorëzuar lënë të re në Kushtetuese.

Ajo ka treguar se kërkesa e re ka të bëjë me qartësimin e pasojave juridike të moskontituimit të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj, të nderuara media, të nderuar qytetarë, që sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë të Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktimin e kompetencave Kushtetuese të krijua nga mungesa e kosnstituimit të Kuvendit të Republikës të Kosovës. Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedent në jetën institucione të vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka vlerësuar se kërkesa e saj ka për qëllim qartësimin e pasojave juridike, nëse Kuvendit nuk konstituohet brenda 30 dite.

“Çdo moszbatim duhet të ketë pasoja juridike, por ato deri më tani nuk janë sqaruar. Kërkesa jonë në thelb është për qartësimin e këtyre pasojave nëse Kuvendi nuk konstituohet në kohë. Kjo është një përpjekje për të parandaluar pasoja të pariparueshme për rendin kushtetues të vendit”, ka thënë Osmani, duke dhënë detaje tjera.

“Qëllimi është të qartësohet situata lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor dhe të sqarohet se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues në mungesë të konstituimit. Duhet të sqarohet edhe çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, është shprehur Osmani.

Kërkon masë të përkohshme

Në adresimin e saj, presidentja Osmani ka treguar se në lëndën e saj është përfshirë edhe kërkesa për masë të përkohshme.

Ajo ka qartësuar se ka kërkuar që të pezullohet rrjedhja e afatit prej 30-ditësh deri në një Aktgjykim të ri të Gjykatës Kushtetuese.

“Së bashku me kërkesën për interpretim ne po ashtu kemi dorëzuar kërkesën edhe për masë të përkohshme, e cila kërkon edhe për pezullim të afatit kushtetues, e parandalon shkeljen e kushtetutës nga ana e Kuvendit, konstituimit pas afatit që do të ishte në kundërshtim me kushtetutën. Pa u pezulluar ky afat, ne nuk mund të parandalojmë këtë dëm të pariparueshëm. Jemi të bindur që kërkesa për masë të përkohshme. Po rrezikohet rendi kushtetues, mbes me shpresë që Gjykata Kushtetuese ta prioritizojë.”, ka thënë Osmnai.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se pse në kërkesën e saj për Gjykatën Kushtetuese nuk e ka përfshirë çështjen e votimit të fshehtë.

Ajo ka vlerësuar se kjo çështje është adresuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

“Sa i përket votimit të fshehtë, ne nuk e kemi trajtuar këtë çështje, për shkak se është trajtuar në dy kërkesat e reja që janë për momentin para Gjykatës Kushtetuese, një e dorëzuar nga PDK dhe një nga LDK. Pra, nuk kemi menduar se është e nevojshme që ta trefishojmë kërkesën e njëjtë. Ato kërkesa tashmë janë duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese edhe pse asnjëra nuk kanë paraqitur kërkesën për masë të përkohshme, por thjeshtë sqarim rreth procedurave që duhet të ndjeken dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë çështje të këtë përgjigje”, ka thënë Osmani.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT