4.8 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Osmani bën iftar në familjen nga Vinarci që ka katër djem të zhdukur gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin, sonte bëri iftar në Vinarc të Mitrovicës në familjen e Halil Hasanit që i ka katër djem të zhdukur gjatë luftës.

Osmani tha se si institucione janë angazhuar që të ofrojnë përkrahje për familjet e personave të zhdukur, duke thënë se “dhimbja e tyre është edhe e jona”.

“Në Vinarc të Mitrovicës, u mirëpritëm për iftar në familjen e Halil Hasanit, liria e së cilës ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës. Dhimbja e tyre është edhe e jona, ndaj sonte solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me ta sikurse edhe me mijëra familje të tjera në Kosovë dhe angazhohemi që si institucione të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

E para e shtetit po zhvillon një turne nëpër komunat e Kosovës, të cilin e nisi nga Gjilani dhe e vazhdoi në qytetin e saj të lindjes Mitrovicë, ku po takon kryetarët e komunave dhe qytetarët për të kuptuar nga afër problemet e tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT