-0.2 C
Mitrovice
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
spot_img

Osmani: BE-ja do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit.

Pas Samitit mes liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Osmani ka thënë se ka marrë konfirmimin nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht në janar.

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”, ka thënë ajo./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT