15.3 C
Mitrovice
E enjte, 9 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Osman Azemi demanton raportimet: Stupcat nuk rikthehen, do mbesin në arkiv

Ndonëse mbrëmë pati raportime se grupi i humoristëve “Stupcat” do t’i rikthehet ekranit me skeçe të reja, kjo nuk qëndron.

Raportimet e shumta të mediave, i ka demantuar vet anëtari i grupit, Osman Azemi, në një deklaratë të dhënë për lajmi.net.

Ai ka thënë se “Stupcat” nuk do të kthehen.

Azemi sqaron se ata do të qëndrojnë vetëm në kuadër të arkivës.

“Stupcat Mbesin në Arkiv! Pas shumë mesazheve të ndryshme, për temën e “Rikthimit të Stupcave” ndjejë obligim t’ju informojë se Stupcat nuk kthehen. Ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare. Me respekt, Osmani”, ka thënë Osman Azemi.

Ndryshe, grupi i humoristëve “Stupcat”, ka mbajtur primatin e skenës për tash e dy dekada në Kosovë.

Pas kësaj periudhe, tre aktorët kanë vazhduar karrierën e tyre. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT