22.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Opinionisti Dardan Islami aderon në AAK

Opinionisti Dardan Islami ka bërë të ditur se sot ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Me anë të një shkrimi në Facebook, Dardan Islami ka thënë se sot është shumë i nevojshëm kontributi dhe përvoja e gjithsecilit për proceset që po i kalon vendi.

“Për vite të tëra jam munduar të qëndroj jashtë partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndjehem i pafuqishëm dhe i izoluar kur shoh rreziqet, mashtrimet dhe demet që po i bëhen vendit”, ka shkruar Islami.

Tutje ai ka thënë se ndjehet i nderuar që i shërben atdheut si dhe mikut të tij, kryetarit Ramush Haradinaj.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT