16.8 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Operacioni ‘Call Center’: Policia konfiskon rreth 1.7 milionë euro, 9 vetura dhe ngrinë afër 700 mijë euro nëpër banka

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në disa lokacione në lidhje me mashtrime me “Call Center”, shkruan Gazeta Metro.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme, ndërsa në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka.

Rasti është duke u hetuar.



Ky rast njihet si rasti i mashtrimeve me call center, ku nga një bashkëpunim i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Gjermanisë, kanë arritur që të kapin personat e dyshuar. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT