Gazetari, Parim Olluri, ka reaguar ashpër dhe mënyrë ironike pas skandalit të mesazhit “karate” dhe tentativës së partisw në pushtet për të zgjedhur Presidentin jashtë rregullave kushtetuese.
Olluri e ka cilësuar “çmenduri” përpjekjen e militantëve për ta shitur këtë shkelje si “strategji” të Albin Kurtit.
Ai ka goditur logjikën e atyre që e arsyetojnë shkeljen e qëllimshme të ligjit, vetëm që vendi të shkojë në zgjedhje apo për të kalkuluar me afate kohore.
“Që qikjo është çmenduri. Çohet njeri edhe thotë: Albini është strateg. I hyn karate Kushtetutës për president. Dërgohet lënda në Kushtetuese edhe i shtyn zgjedhjet deri në korrik. Qysh ti e voton një njeri që i hyn karate Kushtetutës për interes të tij personal?”, ka shkruar Olluri në Facebook.
Sipas Ollurit, të quash strateg një shkelës kushtetute është njësoj si t’i quash “stratega të pasurimit të shpejtë” hajnat e bankave që veshin maska për të mos punuar për rrogë.



