-4.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Olluri për deklaratat e Kurtit për Devollët: Oligarku në këtë rast është Martin Berishaj

Gazetari Parim Olluri ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti nga një tubim zgjedhor në Pejë, ku ka kritikuar Devolli Corporation.

Olluri në ‘Pressing’ në T7 ka thënë se VV’ja tenton ta mbajë pushtetin nëpërmjet linçimit dhe etiketimit të njerëzve.

“Për VV është shumë normale me tentu me majt pushtetin përmes asaj që dijnë me bë më së miri, që është linçimi dhe etiketimi i njerëzve. Kjo ta kujton një deklaratë të Pacollit që e ka pasë më herët, nëse më mashtron një herë ti je budallai, nëse më mashtron dy herë unë jam budallai. Ky Devollët i ka përdor edhe në fushatën e kalume. Nuk ka lënë gjë të zezë pa thënë, ka premtu që ka me marrë masa ka me ndërmarrë veprime, kur ka ardhë në pushtet si qeveri…

Ato janë firma, kompani vendore që punojnë njerëzit aty edhe nuk e ka ndërmarë asnjë veprim që çon drejt mbylljes së tyre. Nuk munden me kanë njerëzit oligarkë, veç pse s’kanë raport të mirë me kryeministrin. Oligark është dikush i cili ka hise në vendimmarje dhe është përfituesi fundor i qasaj vendimmarrje. Në këtë rast, oligark i bjen me kanë Martin Berishaj. Po del Kurti po kallëzon edhe sot që ka antipati për Devollët dhe prapë i quan oligarkë”, deklaron ndër të tjera Olluri. /Insajderi.org/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT