Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se iniciativa e Vjosa Osmanit mund të marrë 13-15% të votave.
Ai ka thnëë se Albin Kurti ka pritur që opozita do ta votojë Glauk Konjufcën, e kështu “ta eleminojë lehtë politikisht Vjosa Osmanin”.
“13 deri 15% do t’i shkojnë iniciativës të Vjosa Osmanit, a nëse është me LDK-në mbetet të shihet. Por, unë e shoh në komente publike më pak e kanë fajësuar Kurtin për rritje të çmimeve të rrymës, e probleme tjera reale sesa për Vjosa Osmanin”.
“Ka shumë komente negative për tradhtinë që i ka bërë Vjosa Osmanit”.
“Kurti ka menduar që opozita do të frikësohet e kështu do t’ia votojnë Glauk Konjufcën”, ka thënë Olluri. /Gazeta Express



