Gazetari Parim Olluri ka reaguar përmes Facebook pas publikimit të listës së bizneseve që kanë përfituar nga programi i rimëkëmbjes nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se pas skandalit me vaksina, tentativës për shtypje të mediave dhe ofendimit të pensionistëve, Qeveria Kurti është përpjekur ta ndërrojë temën.
Postimi i plotë:
Pas skandalit te vaksinave, tentatives per shtypje te mediave e ofendimit te pensionisteve, Qeveria Kurti beri nje perpjekje simpatike per ta nderruar temen.
“Zbuloj” se Qeveria Hoti ka qene e lidhur me korporata.
Vec behuni edhe pak transparent. Shkoni deri ne fund. Tregone per publikun edhe kete detaj: Ne listen e korporatave qe po i akuzoni si te aferta me Qeverine Hoti ishte edhe Ex Fis.
Ne kete korporate VV-ja ka marre nafte falas. Jo pak, por kogja shume. Rezervuaret full i keni mbyshe aty. Kallezoni pse ju lejonte qe te sherbeheni falas juve si parti? I keni pelqy qe po e lexoni Hegelin a?
Nuk jeni engjej as ju. Bari s’po hajna.




