19.7 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me masat e njëhershme mbështetëse financiare

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe presioneve të inflacionit.

Derisa mbështetja e kategorive të cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse të qytetarëve përbëjnë objektiva të rëndësishme, masat e përkohshme financiare ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk adresojnë faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Përmes, një komunikate për media, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm se masat të cilat fokusohen kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër rrezikojnë të prodhojnë ndikim të kufizuar afatgjatë ekonomik, veçanërisht në një ekonomi si ajo e Kosovës, ku një pjesë e konsiderueshme e rritjes së konsumit përkthehet në rritje të importeve, e jo në shtim të prodhimit vendor dhe të investimeve. Masat e tilla po ashtu kufizojnë disponueshmërinë e fondeve publike për iniciativa dhe investime me ndikim më të madh ekonomik dhe me përfitime më të gjera e më afatgjata.

TË FUNDIT

TË FUNDIT