14.8 C
Mitrovice
E premte, 3 Maj, 2024
spot_imgspot_img

O’Brien në Beograd: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.

Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona”, tha O’Brien.

Ai ka folur edhe për seancën e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe tha se “duhet të jem i qartë për qëndrimin amerikan”.

“Edhe në vendin tim ka pasur diskutime për historinë tonë”. Tha O’Brien, duke shtuar se me Vuçiqin kanë folur për shumë tema.

“Qeveria serbe është një partner i mirë i qeverisë amerikane. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që ne të zbatojmë katër liritë mbi të cilat mbështetet BE-ja. Liria e lëvizjes, qeveria amerikane inkurajohet nga vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit. Presidenti Vuçiq është avokati kryesor, ne duam të vazhdojmë të sigurojmë që kufijtë të luajnë një rol sa më pak të jetë e mundur”, tha amerikani.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.

Po ashtu, themelimi i Asociacionit është përfshirë edhe në Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve që palët arritën vitin e kaluar.

BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që themelojë Asociacionin. Vitin e kaluar, bashkësia ndërkombëtare i paraqiti Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin.

Palët fillimisht e pranuan draft-statutin, por ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT