Mbipesha mund të vrasë qelizat e trurit, sipas një studimi të ri, raporton “The Sun”.
Studiuesit kanë zbuluar se obeziteti dhe sëmundja e Alzheimerit shkatërrojnë shtresën e jashtme të trurit në mënyrë të ngjashme.
Shkencëtarët kanadezë pohojnë se humbja e peshës mund të ngadalësojë rënien e aftësisë njohëse dhe të ulë rrezikun e sëmundjes që ta dëmton trurin.
Obeziteti ka qenë më herët i lidhur me sëmundjen e Alzheimerit, por është hera e parë që është bërë një krahasim direkt me ndikimin në trurin që shkakton Alzheimeri dhe obeziteti.
Skenimet e trurit të mbi 1300 personave me të dyja këto sëmundje, kanë zbuluar një dobësim të ngjashëm në rajonet përgjegjëse për të mësuarit, kujtesën dhe gjykimin.
Njëjtë si Alzheimeri, obeziteti tashmë është shoqëruar me dëmtimin e enëve të gjakut në tru dhe akumulimin e proteinave, gjë që çon në dëmtimin e trurit.
Ky hulumtim i ri çon në një hap shtesë.
Studiuesit nga Instituti Neurologjik i Spitalit të Montrealit, McGill University, besojnë se njerëzit që humbin kilogramë “ulin rrezikun e mëvonshëm nga neurodegjenerimi dhe demenca”.
Obeziteti konsiderohet ashmë nga ekspertët e shëndetësisë si sëmundje shumësistemike.
Të qenit mbipeshë rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabetit Tip 2, astmës, kolesterolit të lartë dhe disa llojeve të kancerit. /koha