7.7 C
Mitrovice
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Nxënësja e shkollës përfundon në spitalin e Mitrovicës, e lëndoi shoku i klasës

Një incident ka ndodhur dje në shkollën fillore të fshatit Makërmal në Skenderaj, ku si pasojë e një ‘kurthi’ të njërit nga nxënësit, një 14-vjeçare ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj kanë bërë me dije se e mitura është dërguar atje me lëndime trupore, për shkak se shoku i saj i klasës i kishte tërhequr karrigen ku ajo kishte dashur të ulej. Si pasojë e kësaj, ajo ishte rrëzuar për tokë dhe ishte lënduar. Për shkak të natyrës së lëndimeve, ajo është transportuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

E lidhur me rastin u njoftua edhe Policia e Kosovës, të cilët shoqëruan në stacion të dyshuarin. 14-vjeçari u intervistua nga hetuesit policorë në praninë e prindit të tij dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT