Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti mjaft i irrituar ia numëron të vërtetat kryeministrit Albin Kurti, të cilin e quajti ‘një i humbur në Davos’.
Për 4 vite, kryeministri në largim e ka paraqitur Kosovën si vatër të mundshme konflikti e lufte ka shkruar ish kryeministri Hoti, duke e theksuar qasjen destruktive të kandidatit për kryeministër të Vetevendosjes, Albin Kurtit, si brenda dhe jashtë.
Hoti ka theksuar po ashtu se pretendimet e Kurtit në forumin ekonomik janë të pasakta siç shkruan dhe i rendit varg shifrat ekonomike.
“Ekonomia, zhvillimi e investimet kanë qenë në plan të dytë. Në plan të parë për të ka qenë nxitja e frikës e urrejtjes tek qytetarët e Kosovës për armikun e jashtëm, ofendimet përçmuese ndaj opozitës, si dhe sulmet e ulëta ndaj bizneseve të caktuara.
Pak ditë para zgjedhjeve, shkon në Davos e kërkon investime të huaja, duke shtrembëruar edhe të dhënat për zhvillimin ekonomik.”