Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj Kurtit që nuk i ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë se nuk ka pasë kohë me mbushë formularin- kërkesën për vizitë.
Aika thënë se Kurti edhe gjatë luftës nuk ka pasë kohë m’u regjistru në UÇK, kur i kanë thënë të qëndrojë në Likoc.
Ai e ka quajtur Kurtin veteran të rrejshëm.
Postimi i tij i plotë:
Kurti paska deklaru që nuk i ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë se nuk ka pasë kohë me mbushë formularin- kërkesën për vizitë.Ky edhe gjatë luftës nuk ka pasë kohë m’u regjistru në UÇK, kur i kanë thënë të qëndrojë në Likoc.
Ky përbuzës i çlirimtarëve, i pavarësisë, i luftës nuk e meriton lirinë që ata ja sollën. Nuk e meriton as pushtetin që po e gëzon falë tyre.
Kjo deklaratë pikërisht në Ditën e Veteranit është skandaloze. Ndoshta jo edhe aq kur bëhet nga një kryeministër mashtrues, nga një veteran i rrejshëm.