10 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

“Nuk ua japim tokën”: Ndalohet një serb në Zubin Potok, mbante bluzë me mbishkrim nacionalist dhe thikë

Një qytetar serb është ndalur sot nga Policia e Kosovës në fshatin Jasenovik të Zubin Potokut dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sebep për arrestimin e të riut serb u bë një bluzë me mbishkrim nacionalist kundër Republikës së Kosovës. Po ashtu, gjatë kontrollit të veturës së 27-vjeçarit, është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë.

Gjësendet në fjalë janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i riu të hetohet në liri për veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’.

TË FUNDIT

TË FUNDIT