-0.3 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Nuk ndalet Labi: E lidhë koronavirusin me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ish’deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri që tash e sa kohë është duke deklaruar se koronavirusi nuk ekziston, sot e ka lidhur pandeminë me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi.

Tahiri në Facebook ka shkruar se si është e mundur që në Kosovë të dalin kaq shumë raste me COVID 19.

Sipas tij, kjo mund të ketë qëllime të ndryshme, derisa, atë e lidhë edhe me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi.

“Pastaj ata që dalin negativ ose pozitiv, pse me i tregu rastet në popull tu e dit që e traumatizoni popullin kjo më brengos, se sikur ta kishin pasur Sidën( Virusin Hiv) kurr nuk i kishin treguar rezultatet”, ka shkruar Tahiri, shkruan Gazeta Express.

TË FUNDIT

TË FUNDIT