22.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Nuk mund të fshiheni prapa xhamave të zinj”/ Behrami për Osmanin: Sa mosmirënjohëse, ka qenë idol i mediave, e kanë promovuar e mbrojtur

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë idol i mediave, ku gazetarët e kanë promovuar, mbrojtur dhe katapultuar në postin e presidentes, ndërsa tani ajo tregohet mosmirënjohëse.

“Thikat pas shpine janë trashëgimia e saj politike. Nuk mund të fshiheni prapa xhamave të zinj. Betejën me media e keni të humbur”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Paramendo, Vjosa Osmani ka qenë idol i mediave. Gazetarët e kanë promovuar, e kanë mbrojtur, e kanë katapultuar në postin e presidentes.

Sa mosmirënjohëse është!

Thikat pas shpine janë trashëgimia e saj politike.

Nuk mund të fshiheni prapa xhamave të zinj.

Betejën me media e keni të humbur!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT