Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Podujevë, ditën e sotme e kanë filluar me protestë, për rastin e suspendimit dhe arrestimit të mjekut, Ibrahim Hoti, shkruan Gazeta Metro.
Ata po kërkojnë lirimin e pulmologut Ibrahim Hoti, pasi ai është arrestuar mbrëmë pasi kishte refuzuar të trajtoi një pacient duke përdorur edhe gjuhë të vrazhdë.
“Deri në lirimin e dr. Ibrahim Hoti. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, ka shkruar njëri nga kolegët e Hotit në Facebook.
Reagim sot ka pasur edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës si dhe nga Federata e Shëndetësisë së Kosovës, ku kanë kërkuar lirimin e tij, pasi e kanë quajtur veprim të padrejtë.
Më poshtë pamje nga protesta. /gazetametro.net



