Dy suharekasit që nuk u lejuan të hyjnë në Ukrainë, tregojnë arsyen pse vendosën të shkojnë në zonën e luftës.
Nëpër kufirin Ukrainë-Poloni kaluan mijëra refugjatë për t’i shpëtuar agresionit rus, raporton T7.
Por, në të njëjtën kohë qindar vullnetarë hynë në Ukrainë, në ndihmë të vendasve.
Mes tyre edhe dy kosovarë, rruga e të cilëve mbeti në gjysmë.
Por Ismet Shala e Maliq Behluli nga Suhareka a do të tentojnë përsëri që të shkojnë në zonën e luftës?
Por cila ishte arsyeja vërtetë e nisjes së tyre për në Ukrainë, dhe a janë kontaktuar nga Policia e Kosovës?
Këta thonë se përsëri janë në gjendje t’i ndihmojnë qytetarët ukrainas me mundësitë që kanë.
Për nisjen e tyre këta thonë se nuk u kanë treguar as familjarëve, e që këta të fundit janë ata që janë shqetësuar më së shumti.
Republika e Kosovës ka shprehur gatishëmri ti pranojë 5 mijë refugjatë nga Ukraina, mirëpo ligjet e saj nuk u lejojnë qytetarëve të marrin pjesë në luftërat e huaja.