Pas konfirmimit të tri rasteve me koronavirus në Kosovë, shumica e barnatoreve janë boshatisur dhe është shumë problem që të gjenden maska për njerëz, apo edhe dezinfektues i duarve, shkruan Gazeta Metro.
Dje në Kosovë janë paraqitur dy rastet e para të njerëzve të infektuar me koronavirus, që kishin ardhur nga Italia. Një rast tjetër është konfirmuar sot, ku numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus ka shkuar në tre persona.
Menjëherë pas lajmit për përhapjen e koronavirusit, barnatoret janë boshatisur nga maskat dhe nga dezinfektuesit e duarve. Nëse edhe ju nuk po gjeni maska të gatshme të cilat ju mbrojnë nga viruset, ju do të mësoni si të bëni vetë në kushte shtëpie një maskë. Ndiqeni videon më poshtë për ta kuptuar se çfarë funksionon si alternative e maskës./gazetametro.net
View this post on Instagram



