15.8 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Nuk e pagoi gjobën pasi u dënua për drogë, 40-vjeçari nga Mitrovica arrestohet dhe dërgohet në burg

Kur një person i akuzuar dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës. Mospagesa e gjobës i ka kushtuar me burgim një 40-vjeçari në Mitrovicë, i cili ishte dënuar për një rast në të cilin ishte përfshirë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, 40-vjeçari është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Burime e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për E.A, i cili ishte dënuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjykata i kishte shqiptuar dënim me gjobë, por i njëjti nuk ka arritur ta kryejë pagesën dhe për pasojë përfundoi prapa grilave.

Me t’u përfunduar procedurat policore pas arrestimit të tij, Policia e ka dërguar 40-vjeçarin në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT