Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka folur për arsyet pse nuk e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një prononcim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se mungesa e bashkëpunimit dhe e produktivitetit gjatë dy qeverive të udhëhequra nga VV-ja ka ndikuar në vendimin e saj për të mos përkrahur këtë parti politike.
“Sepse unë nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së. As në qeverinë e parë, as në të dytën nuk kemi bashkëpunuar si duhet. Dhe unë mendoj se bashkëpunimi duhet me u ndje si diçka produktive, kurse unë nuk e gjeta veten atje. Nuk gjeta mirëkuptim”, deklaroi Balje.