-0.4 C
Mitrovice
E premte, 23 Janar, 2026
spot_img

“Nuk dorëzohemi”, valon flamuri i hartës së Kosovës me simbole serbe në protestën në Beograd

Në protestën e mbajtur ditën e djeshme në Beograd nga disa grupe protestuesish për masat parandaluese kundër koronavirusit nga qeveria e Serbisë, janë parë edhe flamuj që kundërshtojnë shtetësinë e Kosovës.

Në një video të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, shihet duke valuar një flamur me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”, me hartën e përgjysmuar të Kosovës dhe simbole shtetërore serbe të vendosura në to.



Një hartë të ngjashme ditë më parë e ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ presidenti serb, për të cilin mori reagime të shumta.

Dy protesta të ndara – njëra e organizuar nga pronarë të ndërmarrjeve hotelierike dhe punonjës, tjetra nga anti-vaksinuesit – u mbajtën në kryeqytetin serb Beograd.



Ata u bashkuan më vonë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj trajtimit të qeverisë të pandemisë, siç raportohet nga mediat lokale. /Gazeta Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT