10.5 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

‘Nuk doja t’i tregoja njeriu’, Adriana rrëfen momentin kur kuptoi rikthimin e sëmundjes

Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi për të dytë herë ka ‘luftuar’ sëmundjen e rëndë.

Tashmë kur ajo e ka kaluar dhe ka marrur veten ka rrëfyer mbi sfidën që ka kaluar.

E ftuar në ‘Goca dhe gra’ ajo rrëfeu momentin prekës kur kishte kuptuar që i është rikthyer tumori.

‘Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor’, u rrëfye aktorja.

Sipas saj e kishte shumë të vështirë dhe nuk dëshironte të ia kumtonte lajmin askujt.

‘Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër’, ka shtuar ndër të tjera ajo.

Matoshi, nuk la pa e përmendur edhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrur nga ndjekësit dhe të gjithë të afërmit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT