Nora Istrefi këtë periudhë ka qenë emri më i komentuar në mediat rozë, krejt kjo pas lajmit për ndarjen nga Robert Berisha, shkruan GazetaBlic.
Mirëpo, për dallim nga Roberti, Nora Istrefi nuk e ka komentuar aspak këtë gjë.
Këngëtarja po vazhdon jetën e saj mjaft e lumtur, ku këtë më së miri e tregojnë paraqitjet e saj ku çdo herë e më e buzëqeshur duket.
E veshur me një palë kostume ngjyrë të zezë, lëkurë, këngëtarja e shumë hiteve ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.
Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit për të është “Jena nda” në bashkëpunim me Irkenc Hykën, këngë kjo që u komentua shumë se i dedikohej tashmë ish bashkëshortit të saj, Robert Berishës./GazetaBlic