Xhudistja Nora Gjakova feston sot ditëlindjen e 29-të.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.
Kuka ka thënë festoje ditëlindjen me medaljen e artë pas së cilës fshehët shumë punë.
“Urime ditëlindjen Nora! Ditëlindjen festoje duke mbajtur medaljen e artë Olimpike afër! Medalje pas së cilës fshehet aq shumë punë e përkushtim!”, ka shkruar Kuka.
Kujtojmë se Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.



